Muzeu “Gjon Mili”

Rruga Konferenca e Pezës, Korçë, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Në shtëpinë rumune në qytetin e Korçës vijon puna për ndërtimin e muzeut kombëtar “Gjon Mili”, që do t’i kushtohet figurës së fotografit korçar me famë botërore.

Në këtë muze pas rikonstruksionit do të ekspozohen 240 fotografi të mjeshtrit botëror të fotografisë me origjinë shqiptare Gjon Mili, të blera nga qeveria shqiptare.

“Një tjetër vlerë shtohet në qendër të qytetit për t’i dhënë vlerësimin e merituar fotografit korçar me famë botërore. Falë mbështetjes së TAP-it, kjo hapësirë do të kthehet në një pikë atraksioni për turistët dhe dashamirësit e artit dhe kulturës”, thuhet në një postim në rrjetin social Facebook të bashkisë së Korçës.

Punimet për ndërtimin e muzeut pritet të përfundojnë në maj të këtij viti, shkruan “ata”.

Gjon Mili u lind më 24 nëntor 1904 në Korçë. Në moshën 5 vjeçare familja e tij emigroi në Rumani. Atje Mili ku kreu shkollën e mesme dhe në moshën 19 vjeçare u nis drejt Amerikës. U diplomua në Institutin e Teknologjisë së Masaçusetit inxhinier ndriçimi. Gjatë kësaj kohe u mor me artin fotografik.

Emri i tij është jo pak i njohur në Amerikë dhe Francë. Rëndësi në jetën e tij pati njohja e miqësia me Faik Konicën, i cili e nxiti të drejtonte krijimtarinë në fushën e artit. Për 15 vjet ka punuar fotoreporter për revistën e njohur amerikane “Life”, në 1946 hapi në Paris ekspozitën vetiake, ndërsa në 1942 ai fotografoi predhën e një topi avioni kalibër 37 milimetra me një kohë ekspozimi për një të miliontën pjesë të sekondës. Kjo foto u quajt nga shtypi i kohës si shpikja e kohës.

Pikaso duke vizatuar në dritë dhe një ndeshje basketbolli janë dy nga fotografitë e tij të famshme, e para është renditur ndër 500 fotografitë më të mira të botës për 150 vjet, për albumin “Photo book”, Londër 2002. Gjon Mili njihet si fotografi që përdori për herë të parë flashin elektronik dhe fotografimin e lëvizjes. Ai vdiq më 14 shkurt 1984 në SHBA.

 

Adresa: Rruga Konferenca e Pezës, Korçë, Albania

 

Informacion shtesë:

Muzeu Oriental “Bratko”

Bulevardi Fan Noli 57, Korçë, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Muzeu i Artit Oriental “Bratko” (shqip: Muzeu i Artit Oriental “Bratko”) është një muze kombëtar shqiptar kushtuar artit aziatik në Korçë, Shqipëri. Muzeu u krijua dhe u hap në qershor 2003, duke përmbushur kështu ëndrrën e George Dimitri Boria, një fotograf shqiptaro-amerikan, i cili dhuroi koleksionin e tij të artit aziatik në muze.

Koleksioni i cili Boria filloi gjatë 14 viteve të tij në Japoninë e pas luftës si fotograf për Gjeneral Douglas MacArthur, dhe i cili vazhdoi si një pasion i përjetshëm duke përqafuar të gjitha vendet dhe kulturat e Orientit. Emri Muzeu “Bratko” u zgjodh nga G.D. Boria në kujtim të nënës së saj të dashur, Viktoria Bratko, e cila e priti atë në Korçë. Muzeu “Bratko” shërben si monument i një njeriu të jashtëzakonshëm, familjes së tij dhe tokës së tij të lindjes.

 

Adresa: Bulevardi Fan Noli 57, Korçë, Shqipëri

Informacion shtesë:

Varrezat franceze në Korçë

Bulevardi Rilindasit, Korçë, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Sipas dokumenteve historike të kohës, në Gadishullin e Ballkanit u vranë qindra ushtarë të forcave franceze, të cilët padyshim mbronin dhe luftonin për interesat e shtetit të tyre… Jo pak prej tyre, sipas arkivave të kohës, u vranë dhe në Korçë. Qeveria franceze tregonte një kujdes shumë të madh për dëshmorët e saj edhe pse ishte luftë. Ajo vendosi t’i gruponte në një vend dhe kur lufta të përfundonte t’i tërhiqte drejt vendit të saj. Duke pasur marrëdhënie bashkëpunimi me parinë e Korçës dhe drejtuesit e lëvizjes patriotike të kohës, komanda ushtarake franceze mendoi që të krijonte varrezën e ushtarëve të vrarë në Korçë.

Këshilli krahinor, që në atë kohë administronte Krahinën Autonome të Korçës, sipas dokumenteve që ruhen në muzeun e Korçës, dhuroi truallin ku do të ndërtohej varreza e ushtarëve francezë të rënë në Luftën e Parë Botërore. Ky truall ndodhej në veri të qytetit. Gjatë viteve të luftës në vazhdim, francezët sollën për prehje të përjetëshme në varrezat në periferi të Korçës të gjithë ushtarët e tyre të rënë në Gadishullin Ballkanik. Numri i tyre arriti në 640 vetë.

Nuk ishin të gjithë me kombësi franceze, mbasi Franca mobilizoi gjatë viteve të kësaj lufte ushtarë edhe nga vendet që ishin koloni të saj. Për rrjedhojë, në këto varreza ka ushtarë me kombësi franceze, italiane, marokiene, algjeriane, koreane e deri edhe vietnameze etj…

 

Adresa: Bulevardi Rilindasit, Korçë, Albania

Informacion shtesë:

Konsulence Ligjore – Avokati

Adresa: Rruga Reshit Petrela, Usluga, 1A, 1/4, Tirane, Albania
tel:+355 67 53 33 532

Përshkrimi i biznesit:

Kanalet tona:

   

Kategoria: Konsulencë Ligjore

Përfaqësimi, mbrojtja apo çdo lloj konsulence ligjore ofrohet gjithashtu edhe në gjuhën Angleze dhe Italiane .


Përfaqësimin ligjor dhe avokati.
Hartimin e dokumentacionit ligjor të të gjitha fushave të lejuara për ushtrimin e profesionit të avokatit.


Përgatitja e kërkesë padive ose kërkesave gjatë proçedimit penal, si dhe e kërkesave ankimore, rekurseve kundër vendimeve gjyqësore, atyre të organit të Prokurorisë, Arbitrazhit ose të organeve të administratës publike si dhe çdo organizmi në të cilin aderon Republika e Shqipërisë.
Përgatitja e ankesave dhe kërkesave të personave fizik ose juridik.


Përpilimi i akteve që i nënshtrohen veprimeve noteriale.


Hartimin e dokumentacionit ligjor të të gjitha fushave të lejuara për ushtrimin e profesionit të avokatit.


Përpilimi i akteve që i nënshtrohen veprimeve noteriale.
Prania si mbrojtës në kohën e shoqërimit, ndalimit, arrestimit, gjatë proçesit të hetimit, shqyrtimit gjyqësor të personave në çështjet penale.


Përfaqësimi i personave fizik ose juridik në çështjet civile dhe administrative, në Gjykatë, në Arbitrazh dhe në organe të tjera të administratës publike.


Veprime të tjera ndihmëse juridike që parashikohen në ligj.
Ezaurimin e proçedurës ligjore për heqjen e Dekretit të Dëbimit (Ekspulsit) nga sistemi Shengen.

Ndihmë ligjore në fusha të tilla si çështje penale, çështje pronash, çështje borxhe, çështje ndarje familjesh, çështje dhunë në familje dhe shkelje të ligjit të sigurimeve sociale apo të trafikut rrugor.

– Ceshtje Civile dhe Ceshtje Penale
– Ceshtje Kontratash, pronash te paluajteshme, punësim, familjare, etj
– Ceshtje Tregtare, per Biznese, Firma Private në konflikte gjyqësore,
– Konsulence per shoqeri tregtare te huaja qe ushtrojne aktivitet ne Shqiperi (QKB, QKL Licenca, Leje pune,leje qendrimi) .

– Mbrojtje per persona në procedurën penale

Per çdo informacion mos hezitoni te na kontaktoni ne numrat e meposhtem ose permes email.

Adresa: Rruga Reshit Petrela, Usluga, 1A, 1/4, Tirane, Albania

Rezervo

Orari:

08:00 - 19:00

Informacion shtesë:

World Mind Company

Adresa: Rruga Reshit Petrela, Usluga, 1A, 1/4, Tirane, Albania
tel:+355 67 53 33 532

Përshkrimi i biznesit:

Kanalet tona:

   

Kategoria: Konsulencë Ligjore


KUSH JEMI NE

World Mind që në fillimet e veta meret vetëm me zhvillime të faqeve të internetit, APP smartphone dhe ndërtime programesh (Website & Design) me porosi ( të personalizuara) në fushat e turizmit, kujdesit shëndetësor, medias dhe argëtimit, arsimit, prodhimit, shitjes online, sipas stilit të biznesit dhe shërbimit që ofrojnë. Duke I shërbyer klientëve, ne kemi fituar mirëbesim te madh si një ofrues shërbimi.

ZHVILLIM WEB

World Mind përdor teknologjinë e programimeve si: HTML, PHP, CSS, JAVASCRIPT, AJAX, JQUERY, WORDPRESS, JOOMLA, MYSQL, SEO etj.

Responsive Website Development

» Mobile Development

» Content Management System

» Sitecore Development

» Magento Development

» Drupal Development

» WebModulite Development

» WordPress Development

» Joomla Development

 

ZHVILLIM MOBILE & DESIGN

World Mind ndërton edhe aplikacione mobile si Android dhe IOS gjithashtu edhe per web-design (Photoshop, Ilustrator, After Effects etc) si krijim Logo, Banner, Kataloge etj.

Website Design

» Ecommerce Design

» Mobile Design

» Logo Design & Branding

 

Mirëmbajtje të rrjeteve sociale

Rrjetet sociale janë kanalet e çdo biznesi dhe ato kanë nevojë të jenë sa më dinamike që ti shërbejnë biznesit. World Mind mirëmban rrjetet sociale: Facebook, Instagram, Linkedin, Twitter etj.

Adresa: Rruga Reshit Petrela, Usluga, 1A, 1/4, Tirane, Albania

Web   f   Insta                                                                 Rezervo

Orari:

08:00 - 19:00

Informacion shtesë:

Restaurant The Change

Rruga 10 Deshmore e Pojskes, Pogradec, Korce, Albania
0683604244

Përshkrimi i biznesit:

Kanalet tona:

   

Kategoria: Restorant

The Change i ndodhur në zemër të liqenit të pogradecit. I cilësuar si një nga restorantet më të mira dhe me frymë perëndimore të jep mundësinë të shijoni pjatat më të mira dhe më të shijshme. SHUMËLLOJSHMËRIA, CILËSIA DHE PASTËRTIA TË BËJNË TË ZGJEDHËSH GJITJMONË ATË, THE CHANGE.

Address: Rruga 10 Deshmore e Pojskes, Pogradec, Korce, Albania

f Insta                                                                 Rezervo

Orari:

7:00 - 11:00

Informacion shtesë:

Hotel Perla

Pogradec, Korce, Albania
0684019494

Përshkrimi i biznesit:

Kanalet tona:

   

Kategoria: Hotel

Hotel Perla ndodhet buzë liqenit të mrekullueshëm të Ohrit, 500 metra larg qendrës së qytetit të Pogradecit, dhe vetëm 20 m larg bregut të Liqenit. Hotel Perla është një godinë pesëkateshe moderne, me një taracë te rrethuar me lule e gjelbërim gjatë gjithë vitit. Restoranti ju shërben ushqim të shijshëm me specialitete ndërkombëtare dhe tradicionale shqiptare. Hoteli ka 26 dhoma dhe 4 suita të mrekullueshme, me hapesira të bollshme të dekoruara me shije. Dhomat janë të gjitha me ajër të kondicionuar, ndërsa interneti është free WI-Fi në gjithë mjediset e Hotelit . Recepsioni është i hapur 24 orë, dhe ofron shërbime valutore, hekurosje e shërbime lavanterie. Hoteli ka një dyqan suveniresh ne katin e parë. Parkimi është falas. Parku kombëtar i Drilonit është 4 km larg, ndërsa Parklu Nacional i Maqedonisë Galicica është 15 km larg. Hotel Perla është vlerësuar nga Shoqata e Turzimit Shqiptar dhe Ministria e Turizmit me Çmimin e Markës së Cilësisë, për një shërbim tepër të mirë dhe cilësor.

Adresa: Pogradec, Korce, Albania

Web   f   Insta                                                                 Rezervo

Orari:

24h

Informacion shtesë:

Hymeti’s Palace

Bulevardi Europa Pogradec, Korce, Albania
+355 675000800, +35583604444

Përshkrimi i biznesit:

Kanalet tona:

   

Kategoria: Bar

Hymeti’s Palace lindi më 17 shtator 2016. I vlerësuar nga klientët si një simbol ekselent i mikëpritjes me 5 yje, Hymeti’s Palace është universi i elegancës, traditës dhe shërbimit. I gjendur vetem pak metra larg liqenit, ai ju ofron vizitorëve një mundësi ideale për të soditur liqenin e mrekullueshëm të Ohrit. Vendndndodhja e tij në qendër të qytetit dhe akomodimi juaj në Hymeti’s Palace, do t’ju shërbejë për të lehtësuar veprimtarinë tuaj administrative, financiare, tregëtare si dhe të shijoni bukuritë natyrore, historike e kulturore të qytetit të Pogradecit. Ejani të kaloni momente relaksi në një prej dhomave apo suitave, si dhe të shijoni kënaqësinë gastronomike në bar dhe restorant, nën tingujt e muzikës klasike.

Adresa: Bulevardi Europa Pogradec, Korce, Albania

Web   f   Insta                                                                 Rezervo

Orari:

24h

Informacion shtesë:

Restaurant Blealb

Pogradec, Lin, Korce
0697489798

Përshkrimi i biznesit:

Kanalet tona:

   

Kategoria: Bar

 

Hotel Blealb i vendosur në Lin midis një oazi të bukur me freskinë e malit dhe praninë e liqenit të dhuron kënaqësinë e verës.
Dhomat janë shumë të rehatshme edhe të përshtatshme.
Si edhe kuzhina shumë e mirë të bëjnë të shijosh sa më mirë pushimet.
Ejani tek ne se do ti gjeni të gjitha.

Adresa: Pogradec, Lin, Korce

f   Insta                                                                 Rezervo

Orari:

24h

Informacion shtesë:

Paketa:

Mësonjëtorja e Korçës

Rruga Raqi Qirinxhi 20 Korçë Albania

Përshkrimi i biznesit:

Mësonjëtorja kombëtare shqipe e Korçës u hap më 7 mars të vitit 1887. Ideator i saj ishte Naim Frashëri i cili në bashkëpunim me të vëllain Sami Frashëri dhe rilindës të tjerë shqiptarë, ia dolën që nga Porta e Lartë të marrin “një leje në emër të Pandeli Sotirit, për të çelur një shkollë shqipe në Korçë.” Mësues dhe drejtor i kësaj shkolle u caktua Pandeli Sotiri. Shkolla u vendos në shtëpinë e dhuruar falas për mësimdhënie nga atdhetari Diamant Terpo, i cili ishte anëtar i Shoqërisë “Drita” të Bukureshtit. [4] [5] Pandeli Sotiri e filloi mësimin në gjuhën shqipe fillimisht me 35 nxënës. Hapja e kësaj shkolle për nga karakteri kishte tipare demokratike, pasi në të mësonin fëmijët e të gjitha shtresave, të varfër e të pasur. Kjo shkollë kishte një klasë përgatitore si dhe katër klasa të rregullta. Lëndët mësimore ishin shkrimi, këndimi, gramatika e gjuhës shqipe, historia, gjeografia, aritmetika, dituria natyrore dhe edukimi fizik.

 

Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Mësonjëtorja përbrenda
Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte reptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për 15 vjet – u mbyll në vitin 1902, për t`u riçelë në vitin 1908. U mbyll përsëri në vitin 1912 dhe u çel pas pesë vjetësh, më 1917. Përkrahës të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Vëllezërit Frashëri, Petro Nini Luarasi, Naum Naçi, Thoma Avrami, Familja Qiriazi, etj.

Më 15 (23) tetor 1891 Gjerasim Qiriazi së bashku me të motrën Sevasti Qiriazi hapën këtu edhe Mësonjëtoren e vajzave baza e së cilës ishte gjithashtu gjuha shqipe dhe kultura kombëtare.

Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull. Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi të madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit. Të edukuar dhe me frymën e lartë të patriotizmit këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen dhe pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshëm për luftën për liri dhe pavarësi. [4]

Në shenjë nderimi, respekti dhe kujtimi për kontributin e Mësonjëtorës së Korçës dhe mësuesve të saj, 7 marsi është caktuar si ditë e mësuesit dhe shkollës shqipe. Ndërtesa ku u hap kjo shkollë sot është muzeum kombëtar i arsimit.[

Informacion shtesë: