Muzeu “Gjon Mili”

Rruga Konferenca e Pezës, Korçë, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Në shtëpinë rumune në qytetin e Korçës vijon puna për ndërtimin e muzeut kombëtar “Gjon Mili”, që do t’i kushtohet figurës së fotografit korçar me famë botërore.

Në këtë muze pas rikonstruksionit do të ekspozohen 240 fotografi të mjeshtrit botëror të fotografisë me origjinë shqiptare Gjon Mili, të blera nga qeveria shqiptare.

“Një tjetër vlerë shtohet në qendër të qytetit për t’i dhënë vlerësimin e merituar fotografit korçar me famë botërore. Falë mbështetjes së TAP-it, kjo hapësirë do të kthehet në një pikë atraksioni për turistët dhe dashamirësit e artit dhe kulturës”, thuhet në një postim në rrjetin social Facebook të bashkisë së Korçës.

Punimet për ndërtimin e muzeut pritet të përfundojnë në maj të këtij viti, shkruan “ata”.

Gjon Mili u lind më 24 nëntor 1904 në Korçë. Në moshën 5 vjeçare familja e tij emigroi në Rumani. Atje Mili ku kreu shkollën e mesme dhe në moshën 19 vjeçare u nis drejt Amerikës. U diplomua në Institutin e Teknologjisë së Masaçusetit inxhinier ndriçimi. Gjatë kësaj kohe u mor me artin fotografik.

Emri i tij është jo pak i njohur në Amerikë dhe Francë. Rëndësi në jetën e tij pati njohja e miqësia me Faik Konicën, i cili e nxiti të drejtonte krijimtarinë në fushën e artit. Për 15 vjet ka punuar fotoreporter për revistën e njohur amerikane “Life”, në 1946 hapi në Paris ekspozitën vetiake, ndërsa në 1942 ai fotografoi predhën e një topi avioni kalibër 37 milimetra me një kohë ekspozimi për një të miliontën pjesë të sekondës. Kjo foto u quajt nga shtypi i kohës si shpikja e kohës.

Pikaso duke vizatuar në dritë dhe një ndeshje basketbolli janë dy nga fotografitë e tij të famshme, e para është renditur ndër 500 fotografitë më të mira të botës për 150 vjet, për albumin “Photo book”, Londër 2002. Gjon Mili njihet si fotografi që përdori për herë të parë flashin elektronik dhe fotografimin e lëvizjes. Ai vdiq më 14 shkurt 1984 në SHBA.

 

Adresa: Rruga Konferenca e Pezës, Korçë, Albania

 

Informacion shtesë:

Muzeu Oriental “Bratko”

Bulevardi Fan Noli 57, Korçë, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Muzeu i Artit Oriental “Bratko” (shqip: Muzeu i Artit Oriental “Bratko”) është një muze kombëtar shqiptar kushtuar artit aziatik në Korçë, Shqipëri. Muzeu u krijua dhe u hap në qershor 2003, duke përmbushur kështu ëndrrën e George Dimitri Boria, një fotograf shqiptaro-amerikan, i cili dhuroi koleksionin e tij të artit aziatik në muze.

Koleksioni i cili Boria filloi gjatë 14 viteve të tij në Japoninë e pas luftës si fotograf për Gjeneral Douglas MacArthur, dhe i cili vazhdoi si një pasion i përjetshëm duke përqafuar të gjitha vendet dhe kulturat e Orientit. Emri Muzeu “Bratko” u zgjodh nga G.D. Boria në kujtim të nënës së saj të dashur, Viktoria Bratko, e cila e priti atë në Korçë. Muzeu “Bratko” shërben si monument i një njeriu të jashtëzakonshëm, familjes së tij dhe tokës së tij të lindjes.

 

Adresa: Bulevardi Fan Noli 57, Korçë, Shqipëri

Informacion shtesë:

Varrezat franceze në Korçë

Bulevardi Rilindasit, Korçë, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Sipas dokumenteve historike të kohës, në Gadishullin e Ballkanit u vranë qindra ushtarë të forcave franceze, të cilët padyshim mbronin dhe luftonin për interesat e shtetit të tyre… Jo pak prej tyre, sipas arkivave të kohës, u vranë dhe në Korçë. Qeveria franceze tregonte një kujdes shumë të madh për dëshmorët e saj edhe pse ishte luftë. Ajo vendosi t’i gruponte në një vend dhe kur lufta të përfundonte t’i tërhiqte drejt vendit të saj. Duke pasur marrëdhënie bashkëpunimi me parinë e Korçës dhe drejtuesit e lëvizjes patriotike të kohës, komanda ushtarake franceze mendoi që të krijonte varrezën e ushtarëve të vrarë në Korçë.

Këshilli krahinor, që në atë kohë administronte Krahinën Autonome të Korçës, sipas dokumenteve që ruhen në muzeun e Korçës, dhuroi truallin ku do të ndërtohej varreza e ushtarëve francezë të rënë në Luftën e Parë Botërore. Ky truall ndodhej në veri të qytetit. Gjatë viteve të luftës në vazhdim, francezët sollën për prehje të përjetëshme në varrezat në periferi të Korçës të gjithë ushtarët e tyre të rënë në Gadishullin Ballkanik. Numri i tyre arriti në 640 vetë.

Nuk ishin të gjithë me kombësi franceze, mbasi Franca mobilizoi gjatë viteve të kësaj lufte ushtarë edhe nga vendet që ishin koloni të saj. Për rrjedhojë, në këto varreza ka ushtarë me kombësi franceze, italiane, marokiene, algjeriane, koreane e deri edhe vietnameze etj…

 

Adresa: Bulevardi Rilindasit, Korçë, Albania

Informacion shtesë:

Mësonjëtorja e Korçës

Rruga Raqi Qirinxhi 20 Korçë Albania

Përshkrimi i biznesit:

Mësonjëtorja kombëtare shqipe e Korçës u hap më 7 mars të vitit 1887. Ideator i saj ishte Naim Frashëri i cili në bashkëpunim me të vëllain Sami Frashëri dhe rilindës të tjerë shqiptarë, ia dolën që nga Porta e Lartë të marrin “një leje në emër të Pandeli Sotirit, për të çelur një shkollë shqipe në Korçë.” Mësues dhe drejtor i kësaj shkolle u caktua Pandeli Sotiri. Shkolla u vendos në shtëpinë e dhuruar falas për mësimdhënie nga atdhetari Diamant Terpo, i cili ishte anëtar i Shoqërisë “Drita” të Bukureshtit. [4] [5] Pandeli Sotiri e filloi mësimin në gjuhën shqipe fillimisht me 35 nxënës. Hapja e kësaj shkolle për nga karakteri kishte tipare demokratike, pasi në të mësonin fëmijët e të gjitha shtresave, të varfër e të pasur. Kjo shkollë kishte një klasë përgatitore si dhe katër klasa të rregullta. Lëndët mësimore ishin shkrimi, këndimi, gramatika e gjuhës shqipe, historia, gjeografia, aritmetika, dituria natyrore dhe edukimi fizik.

 

Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Mësonjëtorja përbrenda
Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte reptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për 15 vjet – u mbyll në vitin 1902, për t`u riçelë në vitin 1908. U mbyll përsëri në vitin 1912 dhe u çel pas pesë vjetësh, më 1917. Përkrahës të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Vëllezërit Frashëri, Petro Nini Luarasi, Naum Naçi, Thoma Avrami, Familja Qiriazi, etj.

Më 15 (23) tetor 1891 Gjerasim Qiriazi së bashku me të motrën Sevasti Qiriazi hapën këtu edhe Mësonjëtoren e vajzave baza e së cilës ishte gjithashtu gjuha shqipe dhe kultura kombëtare.

Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull. Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi të madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit. Të edukuar dhe me frymën e lartë të patriotizmit këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen dhe pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshëm për luftën për liri dhe pavarësi. [4]

Në shenjë nderimi, respekti dhe kujtimi për kontributin e Mësonjëtorës së Korçës dhe mësuesve të saj, 7 marsi është caktuar si ditë e mësuesit dhe shkollës shqipe. Ndërtesa ku u hap kjo shkollë sot është muzeum kombëtar i arsimit.[

Informacion shtesë:

Përshkrimi i biznesit:

Biblioteka e fëmijëve Korçë, një dhuratë e bamirësit të ndritur të qytetit tonë Thoma Turtullit, për popullin e Korçës, ku që të gjithë kemi kujtimet tona të fëmijnisë, veç shërbimit edukativ që ajo ka ushtruar për qytetin, është për ne edhe një vepër e rrallë e papërsëritshme arkitektonike.
Ndonëse një godinë e vogël, ajo është në miniaturë, një vepër e përsosur, e ngritur sipas stilit neoklasik me elemente të botës antike, arkitekturë kjo që mbizotëroi, në ndërtimin e institucioneve të rëndësishme të vëndeve më të zhvilluara dhe më të qytetëruara në Evropë dhe Amerikë, në fund të shek. 19-të dhe  në fillim të shek. 20-të.
Biblioteka jonë pra, e dhuruar prej Turtullit, përngjet me parlamente, universitete, teatro, opera, muzeume, auditoriume, biblioteka, etj, të këtyre vëndeve dhe, elementi bazë i këtij përngjasimi janë kollonat e famshme të saj të stlit ionik.

Mjafton vetëm të themi se me të tilla kolona janë zbukuruar: Erekthioni në Akropolin e Athinës, Coloseumi në Romë, Shtëpia e Bardhë në Washington, Memoriali i luftës në Indiana (Sh.B.A.), Muzeumi Britanik në Londër, Universiteti në Minessota, Universiteti i Oslos, Posta qëndrore në Dublin, Akademia e Athinës, etj, etj.

Ekzistojnë tre, të ashtuquajtura ritme apo stile, kryesore të kolonave klasike: stili korinthas, dorik dhe ai ionik.
Nga të tre këto tipe, stili ionik është më i himtë (hollë) dhe më elegant. Koka e kolonës në këtë rast zbukurohet prej një dizaini që përngjet me letrën e mbështjellë rolò, pra në formën e një tubi ashtu siç edhe mbështilleshin dikur në kohët e vjetra mesazhet, apo dokumentet me vlerë. Ky element në arkitekturë, quhet volute, që do të thotë mbështjellje spirale (në analogji pra me pamjen tërthore të një letre të mbështjellë rolò). Përngjasime të tjera të këtij ritmi bëhen edhe me përdredhjen e brirëve të dashit si dhe me ovulën e trifilit. Pavarësisht, voluta është një kompozicion i ëmbël, i bukur gjeometrik.
Ndërmjet volutave ka pastaj zbukurime të tjera zakonisht të formave ovale, si vezë dhe majë shtize, të cilat konturojnë kështu të plotë kokën e kolonës. Kjo e fundit, kolona pra, zakonisht është e punuar me rripa të luguar që fillojnë prej majës e përfundojnë deri në bazë, ku ka pastaj të quajturin bazament, platformën ose stilobatin.
Elementi ionik është përdorur jo vetëm në arkitekturë por edhe si zbukurim dhe dekor në të tjera punime si p.sh., në mobilieri, në punimet prej druri, prej qelqi, prej alabastri, porcelani, metali, gipsi, etj.
Nuk ka dyshim që bamirësi i qytetit tonë, të cilit për mëse pesëdhjet vjet as nuk i përmëndej emri, madje edhe fisi i të cilit u përtall sa s’bëhet tek të ashtuquajturat, “Vite të rinisë”, ku thirrej e bërtitej: “Poshtë Turtulli!” (?), e pra sigurisht që ky, duke ngritur bibliotekën e qytetit tonë sipas elegancës së këtij stili, nisur nga dashuria për vëndlindjen, kërkonte të fut’te në Korçë sadopak, erën e elementeve më të përsosura, të institucioneve administrative dhe kulturore të vëndeve më të përparuara të botës.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Varrezat e Dëshmorëve

Korçë, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Sipas dokumenteve historike të kohës, në Gadishullin e Ballkanit u vranë qindra ushtarë të forcave franceze, të cilët padyshim mbronin dhe luftonin për interesat e shtetit të tyre… Jo pak prej tyre, sipas arkivave të kohës, u vranë dhe në Korçë. Qeveria franceze tregonte një kujdes shumë të madh për dëshmorët e saj edhe pse ishte luftë. Ajo vendosi t’i gruponte në një vend dhe kur lufta të përfundonte t’i tërhiqte drejt vendit të saj. Duke pasur marrëdhënie bashkëpunimi me parinë e Korçës dhe drejtuesit e lëvizjes patriotike të kohës, komanda ushtarake franceze mendoi që të krijonte varrezën e ushtarëve të vrarë në Korçë. Këshilli krahinor, që në atë kohë administronte Krahinën Autonome të Korçës, sipas dokumenteve që ruhen në muzeun e Korçës, dhuroi truallin ku do të ndërtohej varreza e ushtarëve francezë të rënë në Luftën e Parë Botërore. Ky truall ndodhej në veri të qytetit. Gjatë viteve të luftës në vazhdim, francezët sollën për prehje të përjetëshme në varrezat në periferi të Korçës të gjithë ushtarët e tyre të rënë në Gadishullin Ballkanik. Numri i tyre arriti në 640 vetë. Nuk ishin të gjithë me kombësi franceze, mbasi Franca mobilizoi gjatë viteve të kësaj lufte ushtarë edhe nga vendet që ishin koloni të saj. Për rrjedhojë, në këto varreza ka ushtarë me kombësi franceze, italiane, marokiene, algjeriane, koreane e deri edhe vietnameze etj

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Përshkrimi i biznesit:

Pazari është objekt me vlera të hershme historike, kulturore dhe artistike. Karakterizohet nga ndërtesa në përgjithësisht një dhe dy katëshe, rrugica të ngushta e një stil ndërtimi që tërheq vëmendjen e vizitorëve. Në shekujt e kaluar pazari ka qenë vendi i shkëmbimeve të tregtarëve që vinin nga Turqia, Greqia, Trieste dhe Venecia.

Ai ka qenë i shquar për hanet e vendosur njëri pas tjetrit ku ia vlen të veçohet Hani i Elbasanit dhe Hani i Manastirit të cilët shërbenin si fjetore për njerëzit që vinin nga jashtë qytetit. Tregu me rreth 1.000 dyqane arriti kulmin e tij gjatë fundit të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX. Në strukturën urbanistike të qytetit, pazari krijonte një ansambël më vete.

Të dy pjesët e pazarit që ndaheshin nga lumi lidheshin me ura të drunjta, ndërsa rruga kryesore që vinte nga qyteti, e kalonte lumin mbi një urë të gurtë me qemerë, sipër së cilës ngrihen dyqane. Pazari është djegur tre herë por është ndërtuar sërish. Tani pazari vazhdon të funksionojë njëlloj si më parë dhe ka vlera kulturore e monumentale

Informacion shtesë:

Voskopojë

Korçë, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Pozita gjeografike

Voskopoja ndodhet midis Gorës dhe Oparit (20km). Fshati është i rrethuar nga kodra të larta dhe nga pyje me fiere. Klima në këtë fshat është me verë të freskët dhe dimër të ftohtë e me reshje dëbore gjatë pjesës më të madhe të kësaj stine. Këtu ndodhen edhe disa pista natyrale për ski. Ky fshat njihet për ajrin e pastër dhe forcën kuruese të sëmundjeve të frymëmarrjes. Ky fshat mund të quhet një perlë e peizazhit shqiptar. Historia e Voskopojës fillon të shkruhet në shekullin e XIV(14), por ky fshat nuk kishte fituar famë deri në shekullin e XVII(17) kur progresi në kulturë e edukim u bë i njohur. Voskopoja ka pasur 24 kisha me afreske nga më të bukurat sot ekzistojnë, mbijetojnë vetëm 7 prej tyre.

Historiku

Voskopoja, dikur një qëndër e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe artit, plot prosperitet, njohu ritmin e tregëtisë së kohës me qendra të tjera të rëndësishme të Shqipërisë, Ballkanit dhe më tej. Tregëtia me perëndimin dhe lindjen, si një udhëkryq ku takoheshin kulturat e kohës, i dha zhvillim të gjithanshëm qytetit.

Themelimi i saj mendohet të jetë rreth vitit 1330, nga një komunitet vllah, duke u banuar edhe nga shqiptarë, ndërsa Kisha e Shën e Premtes, e ndërtuar në një kodër, ishte kisha më e vjetër (sot e rindërtuar mbi rrënojat e kishës së djegur), rreth së cilës u ndërtuan edhe shtëpitë e para.Arkitektura e kishave, mjeshtrat e ikonave dhe afreskeve si David Selenica,vëllezërit Zografi nga Korça, Konstandin Ieromonaku, mjeshtër për ikonostaset është ende kjo pasuri, që i ka rezistuar kohës, luftrave, dëmtimit nga dora e njeriut, si dëshmimtare unike e atij qytetërimi, janë ato të cilat tregojnë vlerat e saj të papërsëritshme.

Voskopoja tregoi interes të veçantë për zhvillimin e gjuhës, kulturës dhe artit bizantin të kohës. Duke patur një status të veçantë për kohën nën Perandorinë Otomane, voskopojarët mundën të ndërtonin dhe të zhvillonin strukturat jetike për një qytet. Prandaj ndërtimi i kishave të stilit bizantin, të vizitueshme edhe sot për afresket origjinale, për arkitekturën e tyre dhe harqet apo kupolat e pikturuara (24 kisha gjithsej dhe manastiri i Shën-Prodhromit), ende mahnisin vizitorët e shumtë. Themelimi i “Akademisë së Re”-shkolla, që edukoi mijëra studentë dhe i strehoi në konviktin e saj, shtypshkronja e parë në rajon, pas asaj të Kostandinopojës si një gur themeli për qytetin, që nxori në dritë botime të shumta, duke ndihmuar zhvillimin e gjuhës, kulturës dhe artit, bibliotekë të pasur me libra filozofësh, dijetarësh të mëdhenj evropianë, me jetimore, shtëpi karakteristike me gurë, ura, rrugë me kalldrëme, etj.

Duke qenë një qendër e rëndësishme kulturore në rajon, gjuhët e folura në Voskopojë janë disa, si arumanishtja, shqipja dhe greqishtja, kjo e fundit si gjuha e kulturës së kohës.

Zakone dhe tradita

Voskopoja në vite u zhvillua dhe vazhdoi të ruajë zakonet, historinë dhe traditat e krijuara prej kohësh. Njëzetë e katër kishat e saj u kthyen në qëndra të rëndësishme edukimi liturgjik, të ruajtjes dhe përhapjes së gjuhës Shqipe, të ruajtjes së trashgimisë kulturore, të dokeve dhe zakoneve.

Voskopoja dallohet për përgatitjen e punimeve të dorës bazuar në mjeshtërinë lokale dhe burimet natyrore, veçanërisht për  punimin e drurit, thurrjen e veshjeve te leshta e shumë punime të tjera me vlerë.

Me bibliotekë, me Akademi,me trotuare me kalldrëm,me shumë piktorë të shquar të kohës si David Selenica, Kavalioti, Grigori etj., me traditë të pasur popullore e me zejtari, Voskopoja, tashmë është një kryeqëndër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore.

Festat tradicionale

Sezoni turistik në Voskopojë hapet me festën dhe panairin që organizohet në datën 24 Qershor të çdo viti në Manastirin e Shën Prodhromit, në Voskopojë. Evente të tjera festive janë edhe Dita e Verës, Krishtlindja, etj.

Gatime tradicionale

Sezoni i verës në Voskopojë është gjithmonë e më atraktiv për turistët e shumtë. Mjafton të dalësh shëtitje mëngjeseve apo mbrëmjeve, për të thithur ajrin e freskët, për të shijuar ujin e burimeve apo çezmave të shumta nëpër fshat, për të bërë kamping apo ekskursione. Larg zhurmës, larg vapës, pluhurit apo angazhimeve në punë, në Voskopojë gjen edhe gatimet tradicionale të zonës. Nuk mund të largohesh pa shijuar  lakrorin në saç, qengjin në hell, rakinë e kumbullës, petullat e fshira, petkat, petanikun, kulaçin, etj.

Kishat e Voskopojës

Nga 22 kishat e dikurshme kanë mbetur në këmbë në Voskopojë ende pesë kisha dhe një manastir jo shumë larg fshatit të sotëm. Kishat, të gjitha të tipit bazilikë,  janë dëmtuar shumë jo vetëm nga plaçkitjet dhe vandalët, por edhe nga dy luftëra botërore, gjatë të cilave u shndërruan deri në depo municioni. Një tërmet i fuqishëm që goditi zonën në vitin 1960 i shtoi edhe më shumë dëmet. Vitet e fundit kishat dhe manastiri i Voskopojës janë restauruar. Vizitën e tyre mund ta nisni që në qendër të fshatit, ku do të shihni kishat e para të saj. Bëni kujdes! Për t’i vizituar ato duhet më parë të takoni kujdestarin e tyre që banon diku në qendër ose, akoma më mirë, priftin e fshatit. Përgjithësisht të gjithë banorët janë njerëz mikpritës dhe të qeshur. Të gatshëm t’ju ndihmojnë për çdo gjë. Një këshillë: kudo nëpër Voskopojë mund të udhëtoni me makinë, porse do ta ndjeni veten më mirë sikur vizitën e kishave ta kryeni në këmbë. Do të kini rastin jo vetëm të shijoni historitë e vjetra kishtare, por edhe të shijoni jetën e vërtetë dhe natyrën voskopojare. Kishat e sotme të Voskopojës janë:

Manastiri i Shën Prodhromit
Manastiri i Shën Joan Pararendësit (Prodromios) është themeluar në shekullin 14-të dhe gjatë periudhës së lulëzimit të Voskopojës, në shekujt 17-të e 18-të, u bë një nga mbështetjet më të fuqishme ekonomike dhe eklesiastike të Arkipeshkopatës së Ohrit. Kisha e këtij manastiri është ndërtuar më 1632 sipas tipit Athonit, trekonkësh, me plan në formë kryqi mbuluar me një kupolë të vendosur mbi një tambur të lartë. Interieri i kishës u dekorua me piktura në vitin 1659. Narteksi i kishës është ndërtuar dhe pikturuar nga fundi i shek. 17të, ose fillimi i shek.18të. Konakët e manastirit dhe vetë kisha u dëmtuan rëndë nga bombardimet e nazistëve gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kisha e Shën Athanasit
Kisha e Shën Athanasit është ndërtuar mbi kodrën me të njëjtin emër, e cila ka shërbyer edhe si varrezë e qytetit të Voskopojës. Kisha e Shën Athanasit është kisha e katërt e të njejtit tip, bazilikë me mbulesa të kurbëzuara, e ndërtuar në Voskopojë. Kisha është ndërtuar gjatë viteve 1721-24, ku më 1721 ka përfunduar naosi dhe më 1724 ka përfunduar arkada. Narteksi është rrënuar nga tërmeti i vitit 1960. Pikturimi i naosit dhe arkadës ka përfunduar në qershor të vitit 1745 nga vëllezërit Konstantin dhe Athanas nga Korça. Pikturat e naosit dallohen për programin ikonografik tepër të vaçantë, ku prezantohet një cikël tepër i zgjeruar me skena të shumta të martirizimit të shenjtorëve dhe ku trajtimi i hollësishëm deri diku makabër i torturimit të tyre tejkalojnë fantazitë e shikuesit. Në pikturat e arkadës vëllezërit Konstantin dhe Athanas kanë prezantuar me mjeshtëri një cikël të zgjeruar të Apokalipsit, i cili konsiderohet si cikli më i plotë i prezantuar në afreske deri në atë periudhë.

Kisha katedrale “Fjetja e Shën Marisë”

Kjo është kisha më e madhe në Voskopojë dhe ka shërbyer si katedrale e qytetit të dikurshëm. Është ndërtuar rreth vitit 1699 duke servirur një kombinim të përkryer të planit bazilikal me mbulesat e kurbëzuara, me harqe dhe kupola. Kisha është pikturuar më 1712 nga tre piktorë nga krahina e Agrafas në Greqi, Theodhori, Anagnosti dhe Steriani. Pjesë e kishë së Shën Marisë ishte edhe kishëza e Shën Marenës, sot e shkatërruar. Ndërkohë, nga tërësia e ndërtimit të dikurshëm, naosi dhe kambaneria janë ende në këmbë. Në programin ikonografik, vëndin kryesor e zë “Hymni Akathist” dedikuar Shën Marisë, , nga 24 skena, po aq strofa sa edhe hymni.

Kisha e Kryeëngjëjve, Gabriel dhe Mihael

Kisha e Kryeëngjëjve, Gabriel dhe Mihael, e njohur shkurt si kisha e “Shën-Mëhillit”, është e tipit bazilikal, me mbulesë të kurbëzuar, me afreske, paraqet një interest të vazhdueshëm për arkitekturën e saj. E ndërtuar në fund të shek. të 17, rreth vitit 1696, dhe e pikturuar në fillim të shek. të 18, rreth 1722 nga një piktor i panjohur, vlerat e afreskeve të kësaj kishe janë të shkëlqyera dhe me vlera. Pjesë përbërëse e kishën së Kryeëngjëjve, ishin edhe kishëzat e Shën-Spiridonit dhe Shën-Varvarës, të cilat nuk I rezistuan kohës apo shkatërimeve që pësoi Voskopoja në shekuj. Ndërkohë, pjesa e hajatit të kesaj kishe u shkatërrua nga tërmeti i vitit 1960, mund të vizitojmë ende naosin dhe pjesën e narteksit, si një nga kishat më të rëndësishme.

Kisha e Shën-Kollit

Kisha e Shën-Kollit ndodhet në qëndër të Voskopojës dhe është kisha më e rëndësishme për arkitekturën e saj me të gjitha elementët e tipit bazilikal post-bizantin, që ka mbijetuar deri në ditët e sotme. Kjo kishë i ka të gjitha: naosi, narteksti, arkada dhe kambaneria. Është ndërtuar nga qershori i vitit 1721 deri në shtator të vitit 1722, ndërsa kambaneria mendohet të jetë ndërtuar më vonë. Rindërtimi I fundit të saj është bërë rreth vitit 1936.

Pjesë e kishës së Shën-Kollit ka qënë edhe kishëza e Shën-Efthimiut,në pjesën jugorë të saj, tashmë e shkatërruar plotësisht. Naosi është pikturuar rreth vitit 1726 nga David Selenica,  një prej  mjeshtrave më të mirë të shek. të 18-të. Stili i tij i përket shkollës tradicionale të artit të  Paleologëve, e njohur edhe si shkolla Maqedonase. Ndërsa arkada është pikturuar rreth vitit 1750 nga vëllezërit Athanas dhe Kostandin nga Korça, të mbiquajtur  “Zografi”. Ata kanë pikturuar skena të shumta nga cikli i Apokalipsit, për të dytën herë pas asaj të pasqyruar në kishën e Shën Thanasit ( të dy ciklet nuk janë kopje të njëra-tjetrës, por secila paraqet veçori krijuese).

Më 1960, pjesa e arkadës pësoi një dëmtim serioz për shkak të një tërmeti të fuqishëm, duke u shkëputur rreth 28 cm nga naosi. Ndërsa një ekspeditë restaurimi, e ndërmarrë në vitin 1962 nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, për rikthimin në vënd dhe konsolidimin e saj bëri një punë të shkëlqyer dhe profesionale. Ikonostasi i kësaj kishe u punua mjeshtërisht nga Kostandin Ieromonaku rreth vitit 1722-1726, një nga mjeshtrat më të mëdhenj të punimit të ikonës në fillim shek. të 18të. Sot një pjesë të ikonave origjinale janë pjesë përbërëse e Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë.

Çfarë mund të bësh në Voskopojë?

– Vizito  kishat  dhe bazilikat e stilit post-bizantin në Voskopojë

– Eksploro shtigjet natyrore

– Shëtit nëpër rrugët karakteristike me gur të Voskopojës

– Mos humb një shëtitje me kalë

– Mos u largo pa shijuar ushqimet bio tradicionale të zonës dhe pijet karakteristike

– Kamping

Informacion shtesë:

Vithkuq

Korçë, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Pozita gjeografike

Vithkuqi ndodhet në jugperëndim të qytetit të Korçës (26 km). Klima malore e këtij atraksioni turistik, e ftohtë në dimër dhe e freskët në verë, është një klimë mjaft e shëndetshme. Popullsia përbëhet nga 965 banorë dhe 230 familje. Sipërfaqja e zonës është 195 km2 kuse lartësia mesatare 1230m. Pika më e lartë është Rrungaja 1750m. Relievi është i përthyer dhe i shumëllojshëm. Vithkuqi rrethohet nga male dhe kodra tërësisht të veshura me drurë dhe shkurre. Këtu e ka burimin lumi Osum, i cili përshkon gjithë relievin dhe formon një basen që përmbledh të gjitha ujërat e burimeve të shumta në këtë vend. Pranë fshatit ndodhet liqeni artificial i Gjançit, ku ka lloje të ndryshme peshqish. Vend të veçantë zenë kafshët e egra, si: ariu, ujku, dhelpra, drenusha, lepuri, macja e egër, etj; shpendët e egra dhe pyjet me ah, lis, pishë, etj. Në pyjet e zonës rriten shumë bimë medicinale si: dëllinja, trëndafili i egër, çaji i malit, lule bliri, zhumblica, mëllaga, lule basani, lule shtogu etj. Aty ka edhe një shkollë të mesme të përgjithshme, e cila mban emrin e vithkuqarit të shquar Naum Veqilharxhi.

Historiku

Vithkuqi është një vendbanim i lashtë ilir. Ndonëse pak i eksploruar ai daton si qendër e banuar nga periudha e parë e hekurit deri në shek II-të p.e.s. Dëshmi për këtë janë kalatë që janë vendosur për të ruajtur trevën, si ajo e Boshanjit, Bellovodës dhe e Leshnjës, si dhe tumat në lagjet e vjetra të Vithkuqit: Qyran dhe Qyrshas. Në dokumenta ai përmendet si vendbanim në Principatën e Muzakajve, qysh në shek XV, por dokumenti më i rëndësishëm është që Vithkuqi ka qënë vendbanim qysh në shek XII-të, sepse në këtë kohë është ndërtuar dhe e para kishë në Vithkuq, ajo e Shën Thanasit, e cila daton në 1162-shin. Në regjimin osman Vithkuqi është regjistruar si pronësi myrk dhe më vonë vakëf i Mirahor Iljaz Beut (1484-1504).

Regjistrimi i parë kadastral i 1568-1570 jep të dhëna se Vithkuqi ka pasur popullsinë më të dendur dhe janë të regjistruara 343 familje të krishtera.  Në shek XVII-XVIII njihet si qytet i zhvilluar dhe në kulmin e lulëzimit të tij ka patur 24 lagje me një popullsi që luhatet nga 12000-15000 banorë. Përveç kishës së parë (Kisha e Shën Thanasit) aty ndodhen edhe 17 kisha të tjera, 3 manastire dhe një qendër Mitropolie. Ka ekzistuar një shkollë, sipas të dhënave, e barazvlefshme me atë të Voskopojës. Në vitet 1781-1819-1823 qyteti i Vithkuqit pësoi tre prishje të mëdha, të cilat e katandisën atë në një fshat të vogël me vetëm 13 familje. Rreth 1856-ës Vithkuqi e mori veten dhe u shfaq si një fshat me 150 shtëpi dhe me tre lagjet e sotme. Popullsia e Vithkuqit migroi e gjitha Brenda dhe jashtë vendit, duke formuar dhe fshatra të shumtë me popullsi krejt vithkuqare (Mandrica në Bullgari, Lehova në Greqi, etj).

Zakone dhe tradita

Vithkuqarët janë njerëz të dashur, të sjellshëm, me kulturë të trashëguar, por edhe të importuar nga Evropa, sidomos nga Amerika. Në familjet vithkuqare jetohet shumë mirë, sepse ambienti familjar është i ngrohtë, i pastër, i rregulluar bukur dhe gatuhet shumë mirë. Veshja karakteristike e burrave dhe e grave ka qenë shumë e bukur. Gratë vithkuqare punojnë shumë bukur e me finesë leshin, i cili përveç veshjeve shërben për të bërë qilima, levenca etj. Mikpritja, bujaria dhe ngrohtësia janë atmosfera që krijojnë vithkuqarët për mysafirët.

Festat tradicionale

Në Vithkuq organizohen shumë bukur festat familjare dhe ato tradicionale që kanë më shumë karakter fetar, si p.sh.: Panairi i Shën Pjetrit më 29 qershor dhe Shën Nikodhimi, që është dhe festa e shoqatës “Vëllazëria Vithkuqare” më 10 korrik.

Gatime karakteristike

Është kënaqësi të kesh në tavolinë mishin e pjekur të Vithkuqit dhe bulmetin, që kanë shije të veçantë dhe që shkojnë shumë mirë të shoqëruara me pijen karakteristike vendase, rakinë e kumbullës. Në këto raste është shumë mirë të dëgjosh këngën popullore vithkuqare që është ruajtur pavarësisht ndikimeve të huaja, ose të shikosh djemtë dhe vajzat e Vithkuqit duke kërcyer vallen e Dados, e cila kërcehet vetëm në Vithkuq. Të gjithë kemi provuar ose kemi dëgjuar të thërritet në Pazar: “Arra, çaj Vithkuqi”, që janë me nam në të gjithë trevën e Korçës.

Monumentet kulturore-historike të Vithkuqit

Monumentet kryesore të fshatit janë kishat. Kisha e parë u ndërtua në Vithkuq në 1162-shin. Bëhet fjalë për atë të Shën Thanasit. Pas kësaj u ndërtuan edhe shumë kisha të tjera (18 kisha). Të gjitha kanë vlerat e tyre, por më madhështoret janë: Manastiri i Shën Pjetrit, Manastiri i Shën Kollit, i Shën Minait dhe Mitropolia e Shën Millit. Nga këto kisha janë sot të mirëmbajtura ose të ringritura që nga themelet 8 kisha: Shën Pjetri, Kozma Damianov ose Qimitiri, Shën Kostandini, Vangjelizmoi, Shën Milli, Shën Gjergji, Shën Dëllia, Shën Mëria. E ngritur si kishë e re është dhe Shën Nikodhimi. Një rëndësi të veçantë si vepër monumentale, historike dhe fetare paraqet kisha e Shën Pjetrit, e cila u ndërtua në shek. XVIII, rreth 1764-1773. Ajo përbëhet nga afreske të mrekullueshme me rreth 2000 piktura, e punuar e gjitha me kontributin e vetë vithkuqarëve dhe e ndërtuar nga mjeshtërit vithkuqarë që kishin punuar në Venecia, si: Dhima Dukasi, Hari Venetiku, Dine Krekasi, Vaso Sumbulla, Kule Deti, etj. Projektuesi i kishës ishte vithkuqari Than Lena bashkë me të birin e tij Gjikë Lena. Duhet përmendur që në këtë manastir ka ekzistuar një bibliotekë e famshme në të cilën ruheshin libra që ishin shtypur në Shtypshkronjën e Voskopojës, midis tyre dhe “Traktati logjik i Kavaliotit”. Në krah të Shën Pjetrit është një kishë e një natyre të veçantë, ajo e Kozma Damianoit, në të cilën ruheshin eshtrat e të vdekurve. Po ashtu, për t’u përmendur është kisha e Shën Millit të Vithkuqit që përveç bukurisë të rrallë, ruan në brendësi thesare të afreskut pikturuar nga Zografët dhe Shpatarakët, të cilët kanë pikturuar dhe shumicën e kishave. Monumente të rëndësishme në Vithkuq janë edhe urat, të cilat ishin me shumicë në të gjitha rrugët e Vithkuqit, por më të veçantat janë: Ura e Liasit (e lagjes Lias) dhe ajo në hyrje të Vithkuqit., Ura e Zotos. Në Vithkuq ka shumë çezma, disa prej të cilave të ndërtuara me një mjeshtëri të rallë, si p.sh.: ajo e Nasto Kroit, e Miçuçit, e Kurtiqit, e Arrës së Thatë etj. Vithkuqi përmendet dhe për monumente natyrore si: Bliri i Shën Pjetrit dhe Plepi i Shën Millit.

Çfarë mund të bësh në Vithkuq?

– Vizito kishat e Vithkuqit

– Eksploro shtigjet natyrore

– Shëtit në fshat

– Mos u largo pa shijuar ushqimet bio tradicionale të zonës dhe rakinë

– Ngjitje në mal

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Boboshtica

Korce Albania

Përshkrimi i biznesit:

Pozita gjeografike

Boboshtica është një destinacion i rëndësishëm turistik i Korçës, me një pozicion kodrinor-malor. Dallohet për një natyrë të mrekullueshme me ajër dhe ujëra të pastra, bimësi të larmishme me shkurre, drurë shumëshekullore frutorë, dushk dhe halorë, si edhe shumë bimë medicinal. Terreni i pasur të jep mundësinë e një sërë aktivitetesh rekreative dhe sportive si ecje sportive, vrap, çiklizëm, alpinizëm, ski, hedhje me parashute, etj.

Historiku

Shtëpitë e vogla prej guri me arkitekturë të veçantë, kishat, urat, çezmat, rrugët me kalldrëm, sheshet ofrojnë mundësi të shkëlqyera të turizmit kulturor dhe historik.

Zakone e tradita

Dy janë elementët që e bëjnë këtë fshat të veçantë nga të tjerët. Gjuha që flasin ende banorët e vjetër dhe manat shekullorë, nga të cilat prodhohet edhe rakia e famshme e manit me ngjyrë të verdhë në të gjelbër. Në Boboshticë kanë mbetur ende shtëpi të vjetra, ku thurren qilima sipas mënyrës tradicionale me tezgjah.

Festat tradicionale

Festat më të mëdha të Boboshticës  janë festa e Shën Marisë në 15 Gusht dhe “Rosicat”, një festë tradicionale me pjesëmarrje masive te grave boboshtare të veshura me kostume tradicionale.

Gatime karakteristike

Boboshtica është e pasur edhe me shumë taverna ku serviren ushqime tradicionale si lakror në saç, petulla të fshira, petanik, lloje të ndryshme mishi, etj.

Atraksione

Vizitorët mund të vizitojnë monumentet kulturore si muzeun, kishat 1000- vjeçare, Manastirin e Shën Marisë, etj Në të dalë të fshatit mbi një kodër, në krahun lindor jo edhe aq të lartë ndodhet manastiri i Shën Kollit. Në drejtim të veriperëndimit, ndodhet kisha e vjetër e Shën Gjonit, e ndërtuar në shekullin e XII-të dhe e rindërtuar në shekullin e XV-të. Edhe më afër manave ndodhet kisha e Shën Dhimitrit, e cila i përket shekullit të XVII-të.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa: