Ura e Golikut

Pogradec, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Është e gjatë 17 m, e gjerë 3 m, e lartë 10m. Është vepër arti e rrugës së vjetër “Via Egnatia”. Është ndërtuar në shek II dhe klasifikohet si monument kulture i kategorisë së parë. Është urë me dy qemerë në formë gjysmërrethore, midis tyre gjendet një dritare shkarkuese (edhe kjo me qemer gjysmërrethor), dhe në kolonën midis dy harqeve, nga ana e ardhjes së ujit është ndërtuar një shpore (çarës uji, karakteristikë që e kanë shumica e urave me dy ose më shumë qemerë në Shqipëri). Ura është ndërtuar me gurë të gdhendur, ku bie në sy pjesa e poshtme e qemerit e cila ka gurë të mëdhenj dhe të punuar mirë, kjo jo thjesht për estetikë, por për ta bërë strukturën më solide dhe më të fortë.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Informacion shtesë: