Tuma e Kamenices

SH75, Kamenicë, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Tuma e Kamenicës është një nga tumat më të mëdha të njohura deri më tani, në të cilën u evidentuan 400 varre, mbetje skeletorë të 430 individëve dhë më shumë se 3500 objekte. Varret më të hershëm të saj i përkasin periudhës së bronzit të vonë rreth shek XII p.e.s. Kjo tumë ka pushuar së funksionuari rreth mesit të shek VI p.es, pra ka një histori gati 700- vjeçare. Në këtë tumë gjenden të konservuara si, Unaza e varrit qendror të tumës, grupi i parë dhe i dytë i varreve me strukturë monumentale si dhe pjesa tjetër që është lënë e pa gërmuar, ku mendohet se në atë pjesë të tumës ekzistojnë edhe 400 varre të tjerë. Gjithë veprimtaria kërkimore shkencore që u realizua sipas të gjitha kr itereve bashkëkohore e me mjete moderne gjatë këtyre fushatave të gërmimeve në terren, u organizua dhe drejtua nga Lorenc Bejko, Maria Grazia Amore dhe Skënder Aliu. Në përfundim të këtyre gërmimeve u provua se tuma e Kamenicës përfaqëson monument in mortor më të madh të llojit të vet në raport me 200 tumat e tjera të gërmuara në Shqipëri dhe në zonat e tjera fqinje të Ballkanit e më gjerë. Varri qendror me të cilën zë fill ndërtimi i kësaj tume, daton në Bronzin e vonë, shek. 13 të p.e.s. : i përket një burri, i cili ka vdekur rreth të dyzetave. Ky varr nuk kishte inventar, por poshtë tij ndodhej një gropë e thjeshtënë të cilën u gjetën një grumbull kockash të djegura kafshësh (dele ose dhi), që tregojnë shenja të një ceremonie mortore. Ndryshe nga tumat e tjera të këti j lloji të gërmuara në Shqipëri : Barç (Korçë) ; Rehovë (Kolonjë) ; Piskovë (Përmet); Vodhinë (Gjirokastër) ; Vajzë (Vlorë) ; Pazhok (Elbasan) ; Cinamakë (Kukës) ; Shtoj (Shkodër), të cilat kanë patur varre qendrore – varri qëndror i tumës së Kamenicës është i kufizuar me dy rrathë bashkëqë ndrorë, me diametër 13 m të ndërtuar me gurë me përmasa mesatare. Në zonën brenda kësaj unaze janë vendos ur gjatë periudhës së Bronzit të vonë (1200–1050 p. e. s) edhe 40 varre të tjerë.

Share
  • 5
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
    5
    Shares

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa: