Liqeni i Ohrit

Pogradec, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Liqeni i Pogradecit (Ohrit), shtrihet në jug-lindje të vendit tonë dhe përfaqëson një pellg ujor me origjinë tektonike. Ky liqen është një nga liqenet më të bukur në botë dhe më i bukuri i të gjithë liqeneve të gadishullit të Ballkanit. Në ujët e tij të kulluar mund të shquhen sendet në një thellësi prej rreth 20 metrash. Qartësia e madhe i detyrohet zhvillimit të paktë të mikroorganizmave, përbërjes së fundit të ujit dhe thellësisë. Nga larg, ujët e liqenit duket i shumëngjyrshëm.
Forma vezake, brigjet e rregullta dhe me dy gadishuj të vegjël (njëri në bregun lindor, gadishulli shkëmbor i Ohrit dhe tjetri në bregun perendimor, gadishulli i Linit), malet që e rrethojnë (nga perëndimi: malet e Mokrës, që janë pjesërisht të mbuluara me drurë dhe zbresin ëmbël dhe nga lindja, malet e xhveshura – Galicica (Maqedoni), Mali i Thatë që bie thikë mbi të, fushat që gjenden në veri, si fusha e Strugës dhe në jug ajo c Starovës, që lë gjitha këto i japin liqenit një bukuri lë jashtëzakonshme.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa: