Fshati turistik Dardhe

Korce, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Dardha e ka marrë emrin nga shprehja “nën dardhë” dhe është krijuar rreth viteve 1600. Në vitin 1768 u çel shkolla e parë duke sjellë dhe civilizimin e saj. Kulmin e zhvillimit e arrin në vitet 1913-1936 kur numëroheshin rreth 500 shtëpi. Që nga viti 1800 Dardha është përmendur për punimin e drurit, shajakut, kostumeve te bukura. Fshati është njohur për sëpatën e tyre si “Sëpata e dardharit”. Dardha ka patur tre kisha si atë të Shën Thanasit, Shën Gjergjit dhe Shën Pjetrit. Tashmë zhvillimi i Dardhës varet nga turizmi.Dardha është e ndërtuar me shtëpi karakteristike përdhese të mbuluar me plloça të hirta. Krahas tyre atje gjenden dhe ndërtesa të reja dhe hotele bashkëkohore. Karakteristikë tjetër janë rrugët e shtruara me kalldrëm. Në Dardhë është ngritur dhe funksionon muzeu, që ekspozon historikun dhe trashëgiminë e fshatit. Gjithashtu atraksioni turistik preferohet edhe për veçoritë e tij natyrore. Rreshjet e dëborës dhe pistat natyrore janë mjaft të përshtatshme për zhvillimin e sporteve dimërore, sidomos të skiive. Uji i Dardhës është përdorur që herët për vlerat e tij kurative dhe mjafton të përmendim këtu atë që njihet si Uji i Qelbur. Ky burim quhet kështu për shkak të aromës dhe shijes së rëndë si pasojë e përmbajtjes së lartë të squfurit. Uji i Qelbur dhe burime të tjera njihen për vetitë kurative ndaj anemisë, stomakut, mëlçisë së zezë, veshkave e shumë të tjera. Monument i rrallë i natyrës është dhe Bredhi i Vishnjës , 120 vjeçar.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa: