Bashkia Korçë

Korçë, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Bashkia Korçë aktualisht ushtron veprimtarinë e saj në një godinë të viteve `30, me autor ing.ark. Qemal Butka, destinacioni fillestar i së cilës ka qënë prefekturë. Për nga përmasat është vepra më e madhe e ndërtuar deri atëherë në Korçë. Ka një shtrirje horizontale, e zhvilluar gjatë dy rrugëve që kryqëzohen. Në ndërprerjen e dy krahëve ngrihet pjesa e hyrjes, duke krijuar një vëllim vertikal, që tenton të thyejë shtrirjen e theksuar horizontale. Nga holli i hyrjes hapen në të dy krahët korpuset e zyrave, të zgjidhura në korridore të njëanshme dhe të ndriçuara mirë. Zyrat janë të orientuara në anët më të favorshme të horizontit: jug e perëndim. Zgjidhja planimetrike është e qartë, e pastër dhe funksionale. Trajtimi i fasadave ështe i thjeshtë dhe në përputhje me funksionin. Mbizotëron ritmi i pandërprerë i dritareve dhe trajtimi i pastër i fasadave, duke i lënë theksimin arkitektonik në volumin qëndror, të trajtuar me një ngarkesë më të plotë dekorative.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa: